Skitë shqiptare japin të tjera rezultate të mira në Kampionatin Botëror për të rritur, që është duke u zhvilluar në Kortina të Italisë. Kevin Qerimi dhe Erjon Tola do të jenë të dielën në finalen e slallomit special, apo quajtur ndryshe në rrëshqitjen e lirë.
Kevin Qerimi ka zënë vendin e tetëmbëdhjetë në kualifikuese me kohën totale 1’42”33. 52”51 në rrëshqitjen e parë dhe 49”82 në rrëshqitjen e dytë. Kurse Erjon Tola është i 23-ti me kohën totalë 1’43”84. 52”72 në rrëshqitjen e parë dhe 51”12 në rrëshqitjen e dytë.
Ndërkohë Ezio Leoneti nuk ka përfunduar rrëshqitjen e dytë, kurse Vasil Veriga të parin. Për femra, Kiara Di Kamilo nuk ka arritur të hyjë në finale, ndërsa ka pasur pas dy rrëshqitjeve kohën totale 1’26”13.