RTSH Sport Live

Skocia, Clarke: Kjo është ajo që ne prisnim

  • 19/06/2024
  • |
  • Futboll Bota
Skocia, Clarke: Kjo është ajo që ne prisnim
“Tani na duhet patjetër një fitore. Besoj se nëse marrim tri pikë, shkojmë në fazën tjetër”.

Një Skoci me intensitet, ajo që u shfaq përballë Zvicrës, ndryshe nga paraqitja e parë, në debutim me Gjermaninë. Trajneri Steve Clarke është shprehur i lumtur pas ndeshjes dhe beson te kualifikimi.

"Kjo është ajo që ne prisnim”, u shpreh Clarke pas ndeshjes. "Kjo është mënyra se si kemi luajtur për tre ose katër vitet e fundit. E dinim se çfarë duhej të bënim. Ishte një paraqitje e mirë e ekipit kundër një kundërshtari të mirë dhe një reagim i mirë ndaj një nate zhgënjyese(kundër Gjermanisë). Ne jemi ende gjallë”.

“Ishte një lojë e mirë mes dy skuadrave të barabarta. Tani na duhet patjetër një fitore. Besoj se nëse marrim tri pikë, shkojmë në fazën tjetër”.

“Në ndeshjen e parë nuk ishim në fushë. Sonte ishim të vendosur, bëmë presio në fushë dhe ishte kundër një ekipi shumë të mirë si Zvicra”.