RTSH Sport Live

Skriniar: Kam firmosur për PSG-në, jam në pritje të marrëveshjes me Interin

  • 29/01/2023
  • |
  • Itali
Skriniar: Kam firmosur për PSG-në, jam në pritje të marrëveshjes me Interin
Sllovaku konfirmon transferimin në Paris. Galtier e kërkon menjëherë, zikaltërit kërkojnë 20 milionë euro

Milan Skriniar zbulon atë që tashmë ishte e qartë për të gjithë: "A kam nënshkruar me Paris Saint-Germain? Po, është e vërtetë, por nuk mund të them më shumë për momentin. Jam në pritje të një marrëveshjeje mes klubeve", u shprehën për portalin sllovak, futbalsfz.sk. Kanë mbetur edhe 48 orë për të kuptuar nëse transferimi do të jetë në janar apo do të duhet të presim qershorin, kur kontrata me zikaltërit do të skadojë dhe ai do të jetë në gjendje ta fluturojë në Ligue 1 si transferim i lirë.

Fjalët e Skriniar duket se shtyjnë për një largim të menjëhershëm, oferta zyrtare pritet te Interi, 10 milionë eurot e fiksuara deri më tani nuk janë të mjaftueshme për të bindur Zhang dhe Marotta për të humbur një lojtar kyç në mbrojtje në mes të sezonit. Udhëheqja e Interit do të donte që Al-Khelaifi të dyfishonte shumën, por ndjesia është se me 15 milionë nuk do të thoshte jo.