RTSH Sport Live

Skuadrat e eliminuara nga Champions, ja vlera e tyre!

  • 28/10/2022
  • |
  • Futboll Bota
Skuadrat e eliminuara nga Champions, ja vlera e tyre!
Shumë skuadra potencialisht konkuruese, u eliminuan papritur në fazën e grupeve

Shumë skuadra potencialisht konkuruese dhe fituese, u eliminuan papritur në fazën e grupeve të Champions League. Potenciali ekonomik i organikës së tyre është i frikshëm, por fusha e lojës thotë tjetër gjë. E ka pësuar Barcelona, me një potencial të organikës prej 814 milionësh(sipas transfermarkt), e pafuqishme të përballojë një kundërshtar si Bayern si dhe bërja e llogarive në mënyrë të gabuar me një rival si Interi.

Një tjetër spanjolle, Atletico Madrid është detyruar të dalë jashtë, e braktisur edhe nga fati. Juventus me një potencial të konsiderueshëm, por asnjëherë bindës në fushën e lojës, aq më tepër në një kompeticion si Champions. Renditja vazhdon me emra si Leverkusen, Ajax, Sevilla apo Rangers që i janë dorëzuar verdiktit të fushës.

RENDITJA

Barcellona 814 milionë

Atletico Madrid 612 milionë

Juventus 502 milioni

Bayer Leverkusen 470 milioni

Ajax 296 milioni

Sevilla, 277 milioni

Rangers 127 milioni

Celtic 108 milioni

Dinamo Zagabria 96 milioni

Copenhagen 68 milioni