RTSH Sport Live

Sneijder: Përfundon 1-1 me shtesë, pastaj Interi fiton me penallti

  • 09/06/2023
  • |
  • Futboll Bota
Sneijder: Përfundon 1-1 me shtesë, pastaj Interi fiton me penallti
Ish-mesfushori i Interit që fitoi Champions në Madrid në vitin 2010, foli për finalen e nesërme kundër City-t

Wesley Sneijder, ish-mesfushori i Interit që fitoi Ligën e Kampionëve në Madrid në vitin 2010, foli për finalen e nesërme kundër Cityt: “Është e vërtetë, Manchester City mund të sigurojë tripletën, si ne kundër Bayernit, por shpresoj që të mos ndodhë, sepse sigurisht që unë do të mbështes Interin. Në vitin 2010 ishte çmenduri sepse në fillim të sezonit nuk besuam se mund të fitonim gjithçka”.

“Kjo ndodhi gjatë sezonit, ne fituam besim. Po, mendoj se tripleta jonë ka diçka më shumë se se çfarë mund të bëjë City. Ngritja e Kupës pasi tashmë ka fituar dy trofe të tjerë është e jashtëzakonshme. Lojtarët e Cityt do të ndjejnë të njëjtën gjë dhe sigurisht do të përqendrohen në fitoren. Ka ndonjë parashikim? Unë them se do të shkojë me penallti. 1-1 pas koha shtesë dhe në fund Interi do të fitojë”.