Katër javë pas garës farsë të SPA Franchoshamps, moti mund të rëndojë kushtet klimaterike të pistës së Socchit ku këtë fundjave do të zhvillohet gara e çmimit të madh të Rusisë në F1. Gjatë ditëve të fundit, shira të rrëmbyer kanë pushtuar zonën dhe nuk oparashkohet që intensiteti të ulet gjatë ditëve të ardhshme, çka ka alarmuar drejtuesit më të lartë të F1 dhe zyrtarët e garës së Socchit. Në rrjetet sociale, disa skuadra kane hedhur foto me zonat e përmbytura në rajonin rus, ndërsa për momentin nuk mund të japë askush një përgjigje përfundimtare nëse gara do të zhvillohet ose jo.
Drejtuesit e F1 kërkojnë të evitojnë me çdo kusht një situatë të ngjashme me atë të SPA Francoshamps ku gara u ndërpre, sidomos tani që beteja për vendin e parë është më e hapur se kurrë ndërsa gjatë muajve të fundit FIA dhe F1 janë kritikuar për mbështetje ndaj Mercedes GP në disa situate të dyshimta që lidhen kryesisht me Hamilton dhe Verstappen, në garë për titullin botëror. Verstappen duhet të vuajë dënimin me tre pozicione në nisjen e garës për shkak të incidentit mes tij dhe Hamilton në garën e Monzas. Ndërkohë, Red Bull ka planifikuar disa modifikime të rëndësishme në makinë por parashikimet për mot të zymtë mund ta komplikojnë pozitën e makinës austriake.