RTSH Sport Live

Sot në RTSH Sport, dita e “adrenalinës”

  • 14/11/2020
  • |
  • Të tjera
Sot në RTSH Sport, dita e “adrenalinës”
Kualifikueset e Moto GP sot zhvillohen në Valencia

Nëse dita e premte ishte një “ditë futbolli” në RTSH Sport, sepse janë transmetuar 3 ndeshje të Kualifikueseve të Amerikës Latine për Botërorin 2022 dhe ndeshja e Shqipërisë U21 kundër bashkëmoshatarëve nga Kosova, e shtuna është një ditë tjetër për sa i përket transmetimeve…

Formula 1 këtë radhë është spostuar në Turqi dhe ndjekësit e sportit më të bukur të garave me makina kanë mundësinë të ndjekin garat kualifikuese si në orën 11.00 në RTSH 1 HD ashtu edhe në orën 19.45 në RTSH Sport HD.

Moto GP, do të zhvillohet në Valencia dhe lufta për çdo garë dhe për çdo sekondë po bëhet akoma më e bukur. Sot janë sfidat kualifikuese dhe pilotët do kërkojnë pozicionet më të mira që të startojnë garën e nesërme. Në orën  14.45 janë kualifikueset e Moto GP, por nuk mungojnë as kualifikueset e Moto 3 në orën 13.10 dhe Moto 2 në orën 14.45.

Mbrëmja është për sportin e Ërestling-ut amerikan. Ora 21.30 në RTSH Sport janë episodet më të reja të ËËE RAË dhe Smackdoën. Të apasionuarit e ËËE mund të shijojnë ndeshjet dhe spektaktin e javës që vjen nga “ringu i adrenalinës”.

Ndërkohë që dita e dielë, do jetë dita e Kombëtares, por jo vetëm…