RTSH Sport Live

Sot ora 23.00, Rubrika Sportive! Homazh për Maradonën dhe Java e 4-t

  • 25/11/2020
  • |
  • Emisione
Sot ora 23.00, Rubrika Sportive! Homazh për Maradonën dhe Java e 4-t
RUBRIKA SPORTIVE! SOT ORA 23.00 NE RTSH SPORT

Sot, ora 23.00 në RTSH Sport transmetohet një edicion special i Rubrikës Sportive. Duke qënë se sot u mbyll java e 4-t e Kategorisë Superiore, nuk mund të mungonin golat dhe dikutimet në transmetuesin publik. Sot patjeter, do ketë një kronikë homazh për Legjendën e Futbollit Botëror, Diego Armando Maradona. Ndërkohë që do jenë gjithë kronikat e ditës dhe rastet e diskutueshme. Bylisi konteston arbitrimin në Tiranë. Vllaznia mbetet e pathyeshme edhe në Durrës dhe kryeson. Kukësi merr fitoren e parë ndaj Laçit dhe ja dedikon trajnerit Skënder Gega. Kastrioti mund Skënderbeun në Korçë dhe Partizani fiton pastër në Fier. Në studio me Hygerta Sakon do të jenë: Shkëlqim Muca, Fatmir Mëneri, Fation Shehu dhe i ftuar: Elton Marini. Në lidhje Skype do të jetë Olsi Rama, Drejtori I përgjithshëm i Partizanit. Gjithcka vetëm në RTSH Sport, sot ora 23.00