RTSH Sport Live

Spanja, De la Fuente: Jemi të uritur për trofe

  • 09/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Spanja, De la Fuente: Jemi të uritur për trofe
“Jam krenar që drejtoj këta lojtarë, e di që mund të japin edhe më tepër”. 

Trajneri i Spanjës, Luis de La Fuente, pas fitores 2-1 me Francën, shprehu admirimin për punën e madhe të kryer nga lojtarët e tij. Ai tha se Spanja ka uri për trofe.

“Kam shumë besim te ky grup lojtarësh. Ata punojnë gjithmonë për të mirën e përbashkët. Janë shumë bujarë me volumin e punës. Është një tjetër tregues që kjo është skuadër e uritur për trofe. Jam krenar që drejtoj këta lojtarë”. 

“E di që mund të japin edhe më tepër dhe jam i sigurt që do ta bëjnë. Ideja jonë për futbollin bazohet te vetëbesimi. Duam të luajmë sipas forcave tona. Yamal po bën gjëra të mëdha, por duhet të mbetemi të kujdesshëm. Duhet ta ndihmojmë duke e mbajtur me këmbët në tokë”.