RTSH Sport Live

Spanja, e pathyeshme në futbollin e sallës

  • 04/07/2022
  • |
  • Futboll Bota
Spanja, e pathyeshme në futbollin e sallës
Vajzat iberike triumfojnë me penallti ndaj Portugalisë, trofeu i dytë radhazi

Spanja është kampione e Europës në futbollin e sallës për femra, kjo për herë të dytë, teksa të dielën në mbrëmje ka triumfuar në finale ndaj Portugalisë. Një finale e ethshme, ndërsa koha e rregullt ka përfunduar 2-2. Azevedo ka kaluar në avantazh Portugalinë në të 11’. Madje duket më e sigurtë fitorja e vendësve, teksa në të 18’, Pisko ka shënuar dhe golin e dytë. Por në fundin e pjesës së parë ka hapur lojën Ale de Paz, e cila do të barazonte në të 34’ për ta çuar ndeshjen në kohën shtesë.

Në shtesat dy herë nga pesë minuta, fillimisht shënon Sanz për Spanjën dhe barazon Pisko. Dhe gjithçka zgjidhet nga penalltitë, atje ku Spanja triumfon 4-1, ndërsa portierja e iberikeve, Silvia, bëhet e pakalueshme nga portugezet. Në vendin e tretë ishte Ukraina, që mundi Hungarinë, 2-1, kurse lojtarja më e mirë e turneut u shpall Azevedo e Portugalisë. I gjithë Kampionati Europian erdhi drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.