RTSH Sport Live

Spanja “rrudh dorën” me kuqezinjtë

  • 21/07/2021
  • |
  • Basketboll
Spanja “rrudh dorën” me kuqezinjtë
Në ditën e parë të Europianit U-20, Shqipëria humbet me 37 pikë diferencë ndaj iberikëve

Kampionati Europian i moshës deri në 20 vjeç në basketboll për djem ka nisur me humbjer për Shqipërinë, e cila në këtë edicion drejtohet nga Eni Llazani. Ndryshe nga vitet e tjera, teksa gjithçka ka qenë e ndarë në divizione, këtë herë, kjo dhe për shkak të Pandemisë Covid-19, ka një bashkim të skuadrave.

Që do të thotë se në Brno të Republikës së Çekisë, atje ku gjendet përfaqësuesja jonë, kuqezinjtë janë përballë Spanjës, Italisë, Kroacisë, Portugalisë dhe skuadrës vendëse. Dhe pikërisht në ndeshjen e parë ndaj Spanjës, pas një humbje me 37 pikë diferencë, 36-73, gjërat nuk kanë shkuar mirë. Iberikët kanë fituar periodën e parë 17-11.

E po kështu kanë bërë edhe në të dytën, ndërsa kanë triumfuar 22-17 dhe në pushim kanë kryesuar 39-28. Perioda e tretë në total ka shumë pak pikë, por gjithnjë për Spanjën, 12-6 dhe në total 45-34. E fundit është dërrmuese për ekipin tonë, sepse Spanja fiton me 20 pikë diferencë, 22-2 dhe të gjithë ndeshjen 73-36.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë përballë Republikës së Çekisë, teksa i gjithë aktiviteti përfundon më 25 korrik.