RTSH Sport Live

Spanja, tris Norvegjisë

  • 25/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Spanja, tris Norvegjisë
E para e mirë për de la Fuente me ‘Furie Rosse’: 3-0 kundër Norvegjisë

Aventura e Luis de la Fuentes në stolin e Spanjës nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e menaxhuar sfidën për një kohë të gjatë dhe duke mposhtur Norvegjinë 3-0, në të parën e Alvaro Morata si kapiten. Skandinavët e nisën ndeshjen me vëmendje të madhe në mbrojtje dhe u ndëshkuan në minutën e 13-të me intuitën e Dani Olmo, i cili devijoi me shpinë krosimin e Balde. Norvegjisë iu mohua një penallti dhe tonet u ngritën, me përgjigjen e madhe të Kepa-s në konkluzionin e Aursnes. Në minutën e 81-të del Morata dhe hyn Joselu, i cili jeton një përrallë autentike. Sulmuesi i Espanyol bëri debutimin e tij 33-vjeçar në kombëtare dhe shënoi dy herë në dy minuta: në minutën e 83-të dhe 85-të. Spanja fiton 3-0 ndaj një kundërshtari pa të dëmtuarin Haaland.

Në ndeshjen tjetër të ditës i njëjti rezultat mbërrin edhe për Skocinë ndaj Qipros, e cila nxorri në fushë “italianët” Ioannou (Como) dhe Kastanos (Salernitana) dhe është dërrmuar në një ndeshje pa histori. McGinn hap ndeshjen në Hampden Park në minutën e 21-të, por ndeshja qëndroi në ekuilibër për një kohë të gjatë dhe zgjidhet përfundimisht vetëm në finale. Protagonist është zëvendësuesi McTominay, i cili firmosi dopietën e sigurisë në minutat 87’ dhe 93’. Në stol për të gjithë sfidën xhevahiri i Bolonjës, Lewis Ferguson. Në të njëjtin grup është edhe Gjeorgjia e Kvaratskhelia, e cila pushoi sot dhe do të përballet të martën me Norvegjinë.