Siç dihet, Shqipëria ka konfirmuar një miqësore “luksi” me kampionen e botës dhe dy herë kampionen e Evropës, Spanjën. Dhe të martën është konfirmuar edhe ora dhe vendi ku do të luhet miqësorja e 26 marsit, Spanjë-Shqipëri. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se, sipas marrëveshjes homologët spanjollë, ky takim do të luhet në stadiumin “RCDE”, që është shtëpia e skuadrës së Espanjolit në Barcelonë, duke filluar nga ora 19:00. Siç dihet tashmë, kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës një numër sfidash, të gjitha të vlefshme për Eliminatore e Kampionateve Evropiane dhe Botërore të Futbollit.
Ndërkaq, më datë 29 mars 2022 Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Gjeorgjisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Shqipëri sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndërkohë që mbeten ende për t’u përcaktuar stadiumi që do të presë sfidën dhe orën kur do të luhet. Këto miqësore zhvillohen në kuadër të përgatitjes së kombëtares shqiptare për ndeshjet e grupit në Ligën e Kombeve, që startojnë në muajin qershor. Trajneri Edoardo Reja do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipi kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.