RTSH Sport Live

Spezia surprizon Romën, kalon në çerekfinale, e pret Napoli

  • 19/01/2021
  • |
  • Itali
Spezia surprizon Romën, kalon në çerekfinale, e pret Napoli
2-2 në 90 minuta, 2 kartona të kuq për Romë në shtesë, Mancini e Paul Lopez brenda një minute, Verde dhe Saponara në shtesë kompletojnë suksesin 4-2 të Spezia-s

E pabesueshme por e vërtetë, Roma është eliminuar nga Kupa e Italisë pas humbjes 2-4 përballë Spezia-s në 120 minuta lojë. 90 minutat prodhuan një barazim 2-2 ku nuk munguan dhe polemikat. Skuadra ligure arriti të fitojë një penallti që në minutën e 6-të, kthyer në gol nga Galabinov.

Vetëm nëntë minuta më vonë ishte Saponara që dyfishoi për Spezia, duke bërë që Roma ta shikojë veten në vështirësi. Gjithsesi, skuadra e trajnerit Fonseca rikthehet në lojë dy minuta para mbylljes së pjesës së parë me një gol të Pellegrini të shënuar nga pika e penalltisë.

Në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 73-të, Mkhitaryan vendosi barazpeshën, 2-2 dhe skuadra e Romës rikthehet nga ferri në parajsë duke menduar për një kualifikim që mund të arrihej në minutat e mbetura.

Por verdikti i 90 minutave është vetëm një barazim dhe dy skuadrat i janë drejtuar shtesës, ku të besuarit e trajnerit Fonseca humbasin dy lojtarë brenda një minute, karton i kuq për Mancini e Paul Lopez.

Nuk ka më histori, Spezia arrin të gjejë dy herë rrugën e rrjetës, me Verde 108’ dhe Saponara 119’, duke prerë biletën për në çerekfinale ku e prêt Napoli.

Në këtë sfidë u aktivizuan dhe dy mbrojtësin kuqezi, Kumbulla(Roma) dhe Ismailaj(Spezia) gjatë gjithë takimit.