RTSH Sport Live

Sportistët më të kërkuar në botë: Ronaldo i mund të gjithë, por sa surpriza...

  • 26/06/2022
  • |
  • Gosip
Sportistët më të kërkuar në botë: Ronaldo i mund të gjithë, por sa surpriza...
Futbollisti portugez është më i kërkuari nga të gjithë yjet e sportit botëror

Të jesh një nga sportistët më të mirë në botë nuk është e lehtë, e lëre më të jesh një nga sportistët më të mirë në histori. Për ta arritur këtë, një atlet duhet të ruajë nivelin e tij të lartë të performancës për vite me rradhë. Një sportist duhet të sakrifikojë shumë gjëra për të arritur majat e sportit.

Të jesh një nga njerëzit më të njohur në botë ka të mirat dhe të këqijat e veta. Të jesh më i miri do të thotë të jesh i sponsorizuar nga markat më të mira, të kesh kontratat më të mira dhe të fitosh të ardhura të larta, por gjithashtu do të thotë të kesh më shumë presion, që njerëzit të presin gjithmonë më të mirën nga ti dhe të jesh shembull për të tjerët.

Të jesh një atlet i njohur do të thotë që gjithçka që bën shpejt bëhet virale. Tifozët janë vazhdimisht në kërkim të informacionit për jetën e përditshme të sportistëve dhe një raport nga Betting zbuloi se Cristiano Ronaldo është sportisti më i kërkuar në internet.

Cristiano Ronaldo ka pothuajse 20 vjet që luan në nivelin më të lartë të futbollit. Sukseset e tij të mëdha dhe ndikimi i tij në sport e bënë portugezin 37-vjeçar futbollistin më të pasur, sipas Forbes, lojtari aktual i Manchester United ka bërë 1240 milionë dollarë. Përveç kësaj, Cristiano Ronaldo është ylli sportiv më i kërkuar në botë. Mesatarisht, emri i Ronaldos kërkohet 11 milionë herë në muaj.

Ryan Ramczyk është në vendin e dytë në renditje. Sportisti merr 6.1 milionë kërkime në muaj. Neymar renditet i treti me 5.8 milionë kërkime në muaj. Lojtari 30-vjeçar është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një nga gjërat për të cilat bie në sy në internet janë ndryshimet e shumta me pamjen, modelin e flokëve.

JA RENDITJA TOP 10

 

10 - Conor McGregor: 3,1 milioni di ricerche al mese

10 – Conor McGregor: 3.1 milionë kërkime në muaj

9 - Aaron Rodgers: 3,7 milioni di ricerche al mese

9 - Aaron Rodgers: 3.7 milionë kërkime në muaj

8 - Max Verstappen: 3,8 milioni di ricerche al mese

8 - Max Verstappen: 3.8 milionë kërkime në muaj

7 - Lewis Hamilton: 3,9 milioni di ricerche al mese

7 - Lewis Hamilton: 3.9 milionë kërkime në muaj

6 - Tom Brady: 4,3 milioni di ricerche al mese

6 – Tom Brady: 4.3 milionë kërkime në muaj

5 - Lionel Messi: 4,5 milioni di ricerche al mese

5 – Lionel Messi: 4.5 milionë kërkime në muaj

4 - LeBron James: 5,3 milioni di ricerche al mese

4 – LeBron James: 5.3 milionë kërkime në muaj

3 - Neymar: 5,8 milioni di ricerche al mese

3 - Neymar: 5.8 milionë kërkime në muaj

2 - Ryan Ramczyk: 6,1 milioni di ricerche al mese

2 - Ryan Ramczyk: 6.1 milionë kërkime në muaj

1 - Cristiano Ronaldo: 11 milioni di ricerche al mese

1 – Cristiano Ronaldo: 11 milionë kërkime në muaj