RTSH Sport Live

Stadiumi i Kukësit, nis shtrimi i barit

  • 22/10/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Stadiumi i Kukësit, nis shtrimi i barit
Fusha do të jetë gati në datën 20 nëntor për ndeshjen ndaj Tiranës

Në stadiumin “Zeqir Ymeri’ ka nisur puna për shtrimin e tapetit të gjelbër. Pas kompletimit të pjesës më të madhe të sektorëve, tashmë e gjithë vëmendja është zhvendosur te kompletimi i katërkëndëshit të gjelbër. Pas nvelimit të sipërfaqes dhe kompletimit të sistemit të drenazhimit, të premten filloi procesi i shtrimit që do të pasohet më pas nga një periudhë rreth 1 mujore mirëmbejtje për t’u siguruar që bari të lidhet me tokën në mënyrë që fusha të ketë një gjendje optimale gjatë gjithë sezonit.

Sipas klubit verilindor, ndeshja e parë në stadiumin e ri është planifikuar të zhvillohet në datën 20 nëntor kundër Tiranës. Punimet në stadiumin e vjetër “Zeqir Ymeri” kanë nisur rreth dy vite më parë ndërsa tashmë Kukësi shpreson ta zhvillojë pjesën më të madhe të sezonit në praninë e tifozëve të qytetit. Stadiumi është rikonstruktuar sipas rekomandimeve të UEFA-s ndërsa skuadra verilindore do t’i luajë në këtë kompleks edhe ndeshjet europiane në të ardhmen.