RTSH Sport Live

Stenio Junior largohet nga Partizani, firmos në Tajlandë

  • 01/07/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Stenio Junior largohet nga Partizani, firmos në Tajlandë
31-vjeçari firmos me Chiangmai FC, ekip që militon në Kategorinë e Dytë

Pas disa zyrtarizimeve në merkato, tani është momenti që te Partizanit të fillojnë largimet. Stenio Junior nuk do të jetë më futbollist i skuadrës kryeyqtetasve. Sulmuesi nuk rinovoi kontratën dhe menjëherë ka gjetur skuadrën ku do të vijojë karrierën, madje duke ndryshuar kontinet. 31-vjeçari ka firmosur me skuadrën e  Chiangmai FC, ekipi tajlandez që militon në Kategorinë e Dytë.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare ish-sulmuesi i “demave”, në rrjetin e tij social “Instagram”. Sezonin e kaluar, Stenio Junior shënoi 12 gola në 33 ndeshje me fanellën e kuqe. Një largim me peshë, pasi aktualisht në organikën e Dritan Mehmetit janë vetëm dy sulmues, Xhuliano Skuka dhe Tedi Cara dhe në këtë mënyrë drejtuesit janë në kërkim të një sulmuesi cilësor. Më datë 7 korrik, Partizani do të luajë në transfertë në raundin e parë të Conference League ndaj skuadrës gjeorgjiane Saburtalo.