RTSH Sport Live

Strakosha pranë transferimit te klubi i njohur grek

  • 04/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Strakosha pranë transferimit te klubi i njohur grek

Paraqitja e mirë që bënë kuqezinjtë në Euro 2024 ka rritur vlerën në treg të lojtarëve të kombëtares shqiptare. Një nga emrat që pritet të ndryshojë skuadër këtë sezon është edhe portieri Thomas Strakosha.

Gardiani kuqezi nuk arriti që të gjejë shumë hapësira te Brentfordi dhe tashmë duket se e ardhmja e tij do të jetë larg Anglisë.

Sipas mediave greke, AEK-u i Athinës ka shfaqur interes për portierin shqiptar. Bisedimet mes klubeve janë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet transferimi i Strakoshës në kampionatin grek.