RTSH Sport Live

Struga e Shpëtim Duros, kampione e Maqedonisë së Veriut

  • 07/05/2023
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Struga e Shpëtim Duros, kampione e Maqedonisë së Veriut
Bardhekuqtë kanë siguruar titullin dy javë para përfundimit të sezonit

Ëndërr e bërë realitet. Skuadra e Strugës, nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, ka arritur të sigurojë titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Një titull i arritur për herë të parë në historinë e kësaj skuadre, një histori 8-vjeçare, ndërkohë që kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje për të luajtur.

Titulli kampion u sigurua falë fitores 3-0 ndal Sileks, por edhe falë disfatës së Shkëndijës përballë FC Shkupit. Golat në fitoren 3-0 të kampionëve të rinj u shënuan nga Ibraimi 42’ dhe Shabani(dopietë, 47’ dhe 78’) .

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, turmë dhe bar