RTSH Sport Live

Suarez nuk fal, Barça “fundoset” nga Atletiko

  • 02/10/2021
  • |
  • Spanjë
Suarez nuk fal, Barça “fundoset” nga Atletiko
Lemar dhe Suarez firmosin 2-0, duke katapultuar colchoneros në vend të parë, katalanasit janë -5

Në një Wanda Metropolitano të ezauruar plotësisht për herë të parë në 19 muajt e fundit, aventura e Ronald Koeman si trajner i Barcelonës që zgjati pak më shumë se një vit, duket se ka përfunduar (pavarësisht mohimeve): skuadra e tij ka rënë 2-0 kundër Atletico, tani lider. Lemar (9 ') dhe Suarez (44') vendosën fatin e katalanasve në pjesën e parë.

Vetëm në orët e ardhshme do të kuptojmë nëse përvojës së Ronald Koeman në stolin e Barcelonës i ka ardhur fundi apo jo. Fakti është se nuk do të jetë e lehtë për të që të kapërdijë nokautin e shëmtuar në fushën e Atletico Madrid, që momentalisht ka “përqafuar” Realin në krye të renditjes me 17 pikë.

Tani, pushimi në kampionate do të jetë një mundësi për të marrë ndonjë vendim të rëndësishëm në shtëpinë e Barcelonës, pavarësisht faktit se presidenti Laporta sapo ka konfirmuar besimin e tij te trajneri holandez.