Luis Suarez mohoi se gjesti i telefonatës pas golit ndaj Barcelonës ishte drejtuar Koeman, por kritikoi publikisht menaxherin 58-vjeçar për lamtumirën e tij të stuhishme me katalanasit. "Thirrja telefonike e Koeman për të më thënë se nuk më llogariste mua zgjati 40 sekonda, nuk është kjo mënyra për të më hequr qafe - sulmoi ai - I mungonte personaliteti për të më thënë gjërat qartë, nëse nuk më donte mua ose nëse ishte klubi ai që nuk më donte".
"Fillimisht ai më tha se nuk isha në planet e tij dhe më pas më tha se nëse nuk e përfundoja çështjen e kontratës time, do të luaja (në ndeshjen e parë të sezonit) kundër Villarreal”, tha uruguaiani. Suarez flet për atë periudhë të trazuar të verës 2020. "Ishin ditë shumë të vështira. Fola me Sofinë (gruan e tij) dhe Leon pas thirrjes - shpjegoi ai - Ishte një vit i komplikuar për shkak të gjithçkaje. Messi kërkoi të largohej dhe pastaj u largova unë. Dy familjet kishin një kohë shumë të keqe. Unë u ktheva në shtëpi në një gjendje shumë të keqe pas stërvitjes”.