RTSH Sport Live

Suksesi i Verstapen, “çmenden” mediat britanike

  • 13/12/2021
  • |
  • Formula 1
Suksesi i Verstapen, “çmenden” mediat britanike
“Daily Mail”: Spektakli i turpit. Pjesa tjetër e botës e cilëson sukses historik

Nuk u mbyll në kthesën numër 5 dhe as në vijën e finishit botërori i Formula 1 që është i destinuar të bëjë zhurmë edhe përtej pistës së Abui Dhabit ku vetëm në metra e fundit u vendos fati i titullit botëror. Një duel i tillë deri në pikën e fundit të djersës nuk regjistrohej që prej vitit 1976 por përfundimet zyrtare nuk u kanë shkuar aspak poshtë kryesisht mediave britanike.

Spektakli i turpit të F1 e cilëson “Daily Mail” garën e fundit duke theksuar nëpërmjet koklumnistit Martin Samuel se Verstappen festoi për një titull të vjedhur që u vendos nga komisarët e garës dhe shefi i tyre Michael Masi. “The Sun” bën një lojë fjalësh dhe shkruan “Max Lastlappen”, duke e fokusuar gjithë vëmendjen te xhiroja e fundit në pistën e Lindjes së Mesme ku holandezi la pas rivalin për titullin botëror.

 “Max boteror, finale filmi”, shkruan në Itali “Corriere Dello Sport” që analizon metamorfozën e Verstappen gjatë 5 viteve të fundit. “Verstappen historik” nënvizon e përditshmja spanjolle “Marca”, sipas të cilës holandezi arriti të mposhtte Hamilton i cili ishte vetëm pak metra larg rekordit historik për të prekur 8 tituj botërorë, si askush tjetër në këtë sport.

“Kampion në sprint” e cilëson “AS” 24-vjecarin e Red Bullit. “Një Max I cmendur” me foton e holandezit në faqen e parë. Lequipe zgjedh të flasë gjatë për kampionin  e ri të botës dhe ngjitjen e tij deri në majën e Formula 1 në një moshë shumë të re. “Garë që nuk i bën mirë zemrës time”, shkruan gazeta më e madhe holandeze “Telegraaf”.

Gazeta e dytë më e shitur në Holandë, “Algemeen Dagblad” snobon zhvillimet politike në vend dhe zgjedh që faqen e parë të versionit online, t’ia kushtojë kampionit të ri të botës duke propozuar grafikisht edhe rritjen e tij gjatë 5 viteve të fundit. Në Portugali, “A Bola” e cilëson historik suksesin e Maksit të cmendur ndërsa “O Jogo” e rendit holandezin në muzeun e të pavdekshmëve të këtij sporti.