Edicioni i 55-të i Super Bowl mund të shtyhet me një muaj. Sfida aktualisht është planifikuar për në 7 shkurt në Tampa Florida. Sidoqoftë, NFL është e gatshme të ndryshojë datën, duke e spostuar, nëse paraqitet nevoja. Mark Murphy, CEO i Green Bay Packers, tha në një intervistë” “Preferojmë të mos e spostojmë. Ne dëshirojmë të luajmë sipas kalendarit, ashtu siç ishte parashikuar, në përputhje me orarin actual”. Për shkak të lojtarëve të shumtë të infektuar, NFL tashmë është detyruar të shtyjë disa ndeshje. Në një nga rastet më të habitshme, deri në 24 persona midis anëtarëve të Tennessee Titans rezultuan pozitivë në testin Covid.
Lajmet e fundit
Zbulohet pulla zyrtare e “Paris 2024”
23 orë para
“Grushta të zjarrtë” në ringun shkodran
27/03/2024