Cristiano Ronaldo ka qenë protagonist absolut i sezonit të Juventus-it (dhe shpreson të jetë akoma në Champions League). Kampioni portugez ka fituar atë që ka qenë titulli i nëntë radhazi për klubin bardhezi dhe ka vendosur të festojë duke i bërë vetes dy super dhurata. Dhurata e parë që CR7 i ka bërë vetes ka qenë një jaht super luksoz 27 metra, i blerë për më pak se 6 milionë euro.
Dhurata e dytë ka qenë arritja e marrëveshjes për të siguruar modelin special të Bugatti-t 110 për të cilin flitej prej muajsh. Bëhet fjalë për një veturë të veçantë të realizuar për të festuar 110 vitet e themelimit të markës. Ekzistojnë vetëm 10 modele të tilla. Kosto e saj? Rreth 8 milionë euro.