Gola dhe spektakël për “big match” të javës së shtatë të Premier Ligës. Në fund, nga një pikë për secilën skuadër, që i jep mundësinë Çelsit të qëndrojë i vetëm në vendin e parë, me Liverpulin në -1 dhe Sitin në -2.
Pas një pjese të parë të studiuar, ku asnjëra skuadër nuk arriti të marrë epërsinë, ndeshja hapet në pjesën e dytë, duke dhuruar një seri emocionesh. Në minutën e 59 -të, Manè prishi ekuilibrin duke I vendosur të kuqtë përpara, por dhjetë minuta më vonë Foden barazoi rezultatin.
Skuadra e Klopp nuk është aty, Salah e merr për dore dhe në minutën e 76-të i transformon mbrojtësit e Sitit në birila, duke shënuar një gol spektakolar që vlen dyfishimin. Guardiola nxit Qytetarët dhe më pas De Bruyne, me një devijim vendimtar nga Matip, i duhen vetëm pesë minuta për të rregulluar rezultatin në 2-2.
I ngrirë publiku i Anfield, që kishte ëndërruar fitoren dhe vendin e parë. Përqafimi përfundimtar mes dy trajnerëve krijon barazimin e duhur.