Java e 6-të e Abissnet Superiore do të startojë pikërisht sot me dy sfidat: Egnatia-Teuta dhe Kastrioti-Laçi, të cilat do të luhen në të njëjtin orar, 13:45.
Durrsakët, kampionët në fuqi, vijnë në këtë sfidë pas humbjes me Kukësin në javën e kaluar. E megjithatë, në këtë sfidë vijnë si favoritë, përballë një kundërshtari që kërkon të promovohet e deri tani ia ka dalë më së miri
Të besuarit e Martinit kanë lëshuar terren në javën e fundit, por kreu është vetëm tri pikë larg. Ndërkohë, Egnatia, një skuadër që kërkon mbijetesën, deri tani po jeton një ëndërr të bukur, ka po aq pikë sa Teuta, tetë.
Në sfidën tjetër të ditës së sotme, Kastrioti kërkon vazhdimësinë pas suksesit në javën e kaluar përballë Skënderbeut ku mori dhe fitoren e parë në këtë sezon. Nga ana tjetër, Laçi ka larguar trajnerin Vukicevic për shkak të rezultateve të papranueshme dhe në vendin e tij ka mbërritur Sero Noka, një ish.
Kurbinasit ndodhen në vendin e fundit në klasifikim, akoma nuk e kanë shijuar fitoren e parë. Në pesë javë kanë marrë dy barazime dhe tre humbje.