RTSH Sport Live

Superkupa e Italisë mes Milanit dhe Interit do të luhet në Riad

  • 01/07/2022
  • |
  • Itali
Superkupa e Italisë mes Milanit dhe Interit do të luhet në Riad
Është zyrtare, do të luhet më 18 janar 2023

Në një njoftim zyrtar për shtyp, Liga e Serie A Liga ka zyrtarizuar datën dhe vendin e Superkupës së Italisë 2022-2023, të quajtur Ea Sports Superkupa. Ndeshja do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, të mërkurën më 18 janar 2023. Edicioni i 35-të, vendos përballë njëri tjetrit Milanin, kampion i Italisë, dhe Interin, fituesin e Kupës së Italisë.

Do të jetë një derbi i veçantë, me dy ish-lacialët, Inzaghi dhe Pioli, sërish përballë njëri-tjetrit për të luajtur për një tjetër titull, siç ndodhi në finalen e sezonit të kaluar për titullin kampion. “Ora e fillimit të garës do të vendoset në marrëveshje me organizatorët vendorë të eventit”, thuhet në njoftimin për media.