RTSH Sport Live

Superkupa e Shqipërisë, ja datat

  • 31/10/2023
  • |
  • Basketboll
Superkupa e Shqipërisë, ja datat
Më 9 nëntor Tirana – Teuta për meshkuj dhe më 30 nëntor Flamurtari – Partizani për femra

Federata Shqiptare e Basketbollit zyrtarizoi data e Superkupës së Shqipërisë, ndërsa përballë njëra-tjetrës do të jenë Flamurtari – Partizani për femra dhe Tirana – Teuta.

Pikërisht finalja e meshkujve do të zhvillohet më 9 nëntor në ora 17:30 në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Kurse Superkupa e Shqipërisë në basketboll për femra do të zhvillohet më 30 nëntor ora 17:00 në Pallatin e Sportit “Feti Borova”. Fituesit në fuqi të Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj është Teuta, kurse në basketboll për femra Flamurtari.

Aktualisht në kampionatin shqiptar janë luajtur katër javë, kurse gjithçka kryesohet nga Tirana për meshkuj e Flamurtari për femra, skuadra të cilat janë dhe kampione në fuqi për sezonin 2022-2023.