RTSH Sport Live

Superkupa e Spanjës kthehet në shtëpi

  • 12/12/2020
  • |
  • Spanjë
Superkupa e Spanjës kthehet në shtëpi
Real Madrid, Barcelona, Atletik Bilbao dhe dhe Real Sociedad janë 4 skuadrat që do të luftojnë për të fituar trofeun

Spanja duhet të ndryshojë sërish destnacionin e Supërkupës së saj. Edhe pse Federata spanjolle kërkonte që ky kompeticion ti sillte të ardhura duke e transferuar në Arabinë Saudite, tashmë ky vendim duhet të kthehet mbrapsht. Në Arabinë Saudite nuk lejohen ende grumbullimet në vendet publike për shkak të pandemisë, kështu që ekipet që marrin pjesë në këtë aktivitet nuk kanë pse të udhëtojnë.

“El Pais” raporton se Superkupa mund të luhet në rajonin e Andaluzisë. Real Madrid, Barcelona, Atletik Bilbao dhe dhe Real Sociedad janë 4 skuadrat që do të luftojnë për të fituar trofeun. Superkupa luhet në datat 13-17 janar (gjysmëfinalet në datat 13 dhe 14 janar, ndërsa finalja në 17 janar në stadiumi “La Cartuja” të Seviljes.