RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës: Arbëria dhe Trepça, javë me fitore

  • 05/12/2020
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës: Arbëria dhe Trepça, javë me fitore

Janë zhvilluar sot dy sfida të Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 16-të. Skuadra e Arbërisë ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë Drenicës. Gjithçka është vendosur nga një gol i Bytyqit në fundin e takimit. Për shkak të protestave ndaj gjyqtarit të ndeshjes, trajneri i Drenicës, Bledar Devolli u përjashtua nga pankina në minutën e 68-të të ndeshjes. Për Devollin dhe të besuarit e tij kjo është humbja e katërt radhazi, duke u fundosur në zonën e rrezikut.

Në sfidën tjetër, Trepça ’89 ka mundur Gjilanin me rezultatin 3-0. Vendasit shënuan golin e parë në minutën e 20-të nga pika e 11-metërshit me autor, Arbnor Muja. Në pjesën e dytë, Sie dyfishoi rezultatin në minutën e 77-të dhe Namani plotësoi 3-0 në minutën e 83-të. Kjo fitore e bën që Trepça ’89 të largohet nga zona e ftohtë e tabelës.

RENDITJA

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Ballkani

14

11

2

1

39

17

+22

35

2

Drita

14

10

3

1

23

10

+13

33

3

Prishtina

15

7

4

4

20

10

+10

25

4

Gjilani

15

6

5

4

12

12

+0

23

5

Feronikeli

16

4

8

4

17

13

+4

20

6

Arbëria

16

6

2

8

15

17

-2

20

7

Trepça'89

16

6

2

8

19

25

-6

20

8

Drenica 

16

5

3

8

11

22

-11

18

9

Llapi

15

3

2

10

14

20

-6

11

10

Besa Pejë

15

1

3

11

12

36

-24

6