Sfida mes dy skuadrave të kreut në Superligën e Kosovës, Ballkanit dhe Dritës është mbyllur në barazim 0-0. Sfida e zhvilluar në Suharekë është karakterizuar nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, por ka munguar konkretizimi i aksioneve. Me këtë barazim pa gola, Drita mbetet në vend të parë me 54 pikë, ndërsa Ballkani është i pozicionuar në vendin e dytë, me dy pikë më pak.
Pa fitues është mbyllur dhe sfida mes Drenicës dhe Arbërisë. Në 90 minutat e zhvilluara në stadiumin “Bajram Aliu” dhe që prodhoi një barazim 1-1, të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Gjonin në minutën e 31-të të takimit, por Arbëria arriti të barazojë nëntë minuta para fundit të sfidës me Çlirim Kashtanjeva. Drenica mbetet në vendin e parafundit me 26 pikë, ndërsa Arbëria mban vendin e tetë me 27 pikë.
Gjilani, nën drejtimin e Ismet Munishit, është rikthyer tek fitorja duke mundur Trepça’89 me rezultatin 2-1. Dopieta e sulmuesit Gerhard Progni (3’, 48’) ka sjellë suksesin e gjilanasve, ndërsa golin për miqtë u shënua nga Sedat Berisha në minutën e 83-të. Gjilani ndodhet në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Trepça’89 në vendin e pestë me 32 pikë.
SUPERLIGA E KOSOVËS
REZULTATET
Ballkani-Drita 0-0
Drenica-Arbëria 1-1
Golat: Gjoni 31’/Kashtanjeva 81′
Gjilani-Trepça 2-1
Golat: Progni 3′, 48’/ Berisha 83′
RENDITJA
# |
Skuadrat |
Nd. |
F |
B |
H |
G.SH |
G.P |
+/- |
P |
1 |
25 |
16 |
6 |
3 |
38 |
18 |
+20 |
54 |
|
2 |
25 |
16 |
4 |
5 |
56 |
30 |
+26 |
52 |
|
3 |
25 |
15 |
5 |
5 |
44 |
17 |
+27 |
50 |
|
4 |
25 |
9 |
9 |
7 |
24 |
25 |
-1 |
36 |
|
5 |
25 |
9 |
5 |
11 |
27 |
34 |
-7 |
32 |
|
6 |
25 |
7 |
10 |
8 |
29 |
22 |
+7 |
31 |
|
7 |
25 |
9 |
3 |
13 |
32 |
32 |
+0 |
30 |
|
8 |
25 |
7 |
6 |
12 |
25 |
36 |
-11 |
27 |
|
9 |
25 |
6 |
8 |
11 |
20 |
35 |
-15 |
26 |
|
10 |
25 |
1 |
4 |
20 |
17 |
63 |
-46 |
7 |