Mjaftoi një lajm i mirë në ndeshjen Gjilani-Drita që Ballkani të hapte shampanjën e titullit kampion. Derbi i javës së 33-të përfundoi me shifrat 0-0, gjë që lejoi skuadrën nga Suhareka të shpallej automatikisht kampion. Ballkani feston kështu titullin katër java para përfundimit të sezonit. Një sukses ky historik për Ilir Dajën, i cili i shton një tjetër trofe koleksionit të tij këtë herë në Kosovë, me Ballkanin që fiton kështu titullin e tij të parë.