RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës: Drita gjen fitoren, Besa surprizon Trepça’89

  • 01/05/2021
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës: Drita gjen fitoren, Besa surprizon Trepça’89
Janë zhvilluar tri ndeshje të javës së 32-të: Drita-Feronikeli 3-1, Arbëria-Gjilani 3-4, Trepça’89-Besa 1-1

Superliga e Kosovës ka zbritur sot në fushën e lojës me tri ndeshje, të vlefshme për javën e 32-të. Drita është rikthyer tek fitorja duke mundur në shtëpi Feronikelin me rezultatin 3-1. Golat për vendasit u shënuan nga Festim Alidema(16’pen.), Astrit Fazliu (49’) dhe Xhevdet Shabani (73’), ndërsa për miqtë goli i vetëm u shënua nga Marko Simonovski. Me këtë sukses, Drita vazhdon të jetë në garë për mbrojtjen e titullit, ndërsa Feronikeli mbetet në zonën e rrezikut.

Gjilani ka arritur të marrë një fitore 4-3 në Podujevë përballë Arbërisë. Një fitore me përmbysje, ndërsa vendasit arritën të shënonin me Cesar Santos (8’ pen.), Almir Kryeziu (20’) dhe Kreshnik Bahtiri (52’), miqtë u përgjigjën me Besar Musolli(4’), Gerhard Progni (38’, 86’) dhe Shend Kelmendi (89’).

Besa, pasi ka befasuar Dritën në mesjavë, ka bërë një tjetër surprizë duke barazuar 1-1 me Trepça’89 në Mitrovicë. Pejanët kaluan të parët në avantazh me D.Beseni(20’), ndërsa goli i barazimit u shënuar nga A.Muja(64’).