RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës, fitore për Ballkanin dhe Malishevën

  • 18/09/2021
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës, fitore për Ballkanin dhe Malishevën
Java e pestë e Superligës së Kosovës: Ballkani-Llapi 2-0 dhe Malisheva-Feronikeli 1-0

Java e pestë e Superligës së Kosovës ka ardhur ditën e shtunë me dy sfida, atë mes Ballkanit e Llapit si dhe Malishevës dhe Feronikelit. Dopieta e Ermal Krasniqit e ka ndihmuar skuadrën e Llapit që të realizojë një fitore 2-0 në Suharekë përballë Llapit. Krasniqi shënoi goline parë në minutën e 13-të, ndërsa kompletoi dopietën në fundin e takimit. Llapi, që nga minuta e 72-të, luajti me një lojtar më pak pasi Arbnor Ramadani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Ndërkohë, në sfidën tjetër, skuadra debutuese e Malishevës vazhdon me paraqitjet e mira, ndërsa në këtë javë ka mundur Feronikelin me rezultatin 1-0. Donart Vitija, në minutën e 62-të, ka shënuar golin e fitores, që është e treta për Malishevën në këto pesë javë kampionat.