RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës: Gjilani, fitore bindëse, fundos Besën

  • 05/04/2021
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës: Gjilani, fitore bindëse, fundos Besën
Mbyllet java e 27-të me fitoren 5-1 të Gjilanit përballë Besës

Superliga e Kosovës ka mbyllur javën e 27-të me ndeshjen mes Gjilanit dhe Besës së Pejës, fituar nga skuadra vendase.  Në sfidën e zhvilluar gjatë ditës së sotme në Gjilan, vendasit kanë arritur të realizojnë një fitore të thellë, 5-1.

Arbër Çyrbja (25’), Muhamet Useini (40’), Gerhard Progni (60’), Ardit Hila (64’) e Keita Razak (67’) shënuan për skuadrën e drejtuar nga trajneri, Ismet Munishi. Ndërkohë, golin e vetëm për skuadrën e Besës së Pejës e shënoi Ardit Tahiri(32’) nga pika e 11-metërshit.

Gjilani aktualisht mban vendin e katërt në klasifikim në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Besa e Pejës është në vendin e fundit me 10 pikë.