RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës: Gjilani rikthehet te fitorja

  • 12/12/2020
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës: Gjilani rikthehet te fitorja

Superliga e Kosovës: Gjilani rikthehet te fitorja

Skuadra e Gjilanit, pas katër humbjeve radhazi, ka arritur më në fund të rigjejë fitoren, duke mundur Besën në transfertë me rezultatin 2-1.

Skuadra e drejtuar nga Sallah Sherifi arritën të kalojnë menjëherë në avantazh me anë të Gerhard Prognit. Në minutën e dytë të takimit, mesfushori i Gjilanit ka ekzekutuar një goditje dënimi, që ka sjellë dhe golin e parë në këtë sfidë.

Për të arritur te goli i dytë, duhej pritur minuta e 62-të dhe në skenë është ngjitur Darko Nikaç, që ka dyfishuar për miqtë në këtë sfidë. Vendasit kanë ngushtuar diferencën në minutën e 72-të me anë të Redon Sylës, por pa arritur të shmangim humbjen në këtë takim.

Me këtë fitore Gjilani është ngjitur në vendin e katërt, duke pritur se si do shkojnë sfidat e tjera, ndërsa Besa e vendit të fundit, duket e destinuar për të luajtur një kategori më poshtë në sezonin e ardhshëm.

BESA-GJILANI 1-2

Shënues: Sila 77’/Progni 2’, Nikaç 62’

RENDITJA

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Drita

16

12

3

1

28

11

+17

39

2

Ballkani

16

12

2

2

42

19

+23

38

3

Prishtina

16

8

4

4

23

10

+13

28

4

Gjilani

17

7

5

5

14

16

-2

26

5

Feronikeli

17

5

8

4

20

13

+7

23

6

Arbëria

17

6

2

9

16

19

-3

20

7

Trepça'89

17

6

2

9

19

27

-8

20

8

Drenica Skënderaj

17

5

3

9

11

25

-14

18

9

Llapi

17

5

2

10

18

21

-3

17

10

Besa Pejë

18

1

3

14

13

43

-30

6