RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës, nis faza e katërt

  • 11/04/2022
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës, nis faza e katërt
Ballkani i Ilir Dajës, i shkëputur në krye të renditjes pas javës së 28-të

Edhe niveli më i lartë i Kampionatit të Futbollit në Kosovë, Superliga, ka hyrë në fazën e 4-t dhe të fundit të sezonit të saj, teksa në fundjavë janë luajtur ndeshjet e javës së parë të kësaj faze, asaj të 28-të. Dhe Ballkani ka bërë detyrën të shtunën, duke fituar me një gol të vetëm në fushën e Dukagjinit dhe duke ruajtur epërsinë në krye të renditjes. Skuadra nga Suhareka, e drejtuar nga trajneri nga Tirana, Ilir Daja, është në kuotën e 60 pikëve pas 28 ndeshjesh të luajtura, 8 pikë sesa dy ndjekëset më të afërta, Drita dhe Gjilanit.

Dy rivalet qytetase ndajnë vendin e dytë dhe të 3-të, me nga 52 pikë secila, teksa korrën në fundjavë fitore identike. Të shtunën, Gjilani fitoi 5-0 në fushën e vet ndaj Drenicës së Skënderajt, ndërsa të dielën, Drita mposhti me të njëjta shifrat në fushë të huaj Feronikelin. Për Gjilanin, ky ishte një rikthim tek fitorja pas 3 barazimesh dhe një humbjeje në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa për Dritën, ishte fitorja e 3-të radhazi. Fitore në fushë të huaj ka korrur edhe Llapi, që mposhti 2-0 Ulpianën, kurse kampionia në fuqi, Prishtina, vuajti për të mposhtur në fushën e vet Malishevën me shifrat 3-2.

Llapi mban vendin e 4-t, me 44 pikë, 6 më tepër sesa Prishtina e vendit të 5-të. Drenica me 35, Malisheva me 34 dhe Dukagjini me 30 pikë duket se janë skuadrat që do të luftojnë për të shmangur vendin e 8-të të renditjes, që të çon në “play-off”-in e mbijetesës, ndërsa Feronikeli i vendit të fundit, me 12 pikë, dhe Ulpiana e vendit të parafundit, me 20, duken të dorëzuar tashmë në përpjekjet e tyre për të shmangur rënien nga Kategoria.

 

09/04/2022

Gjilani        5 - 0            Drenica 

Dukagjini   0 - 1            Ballkani

10/04/2022

Prishtina    3 - 2            Malisheva

Ulpiana      0 - 2            Llapi

Feronikeli    0 - 5          Drita

 

1       Ballkani      28     18     6       4         60              

2       Drita           28     15     7       6         52              

3       Gjilani        28     13     13     2         52              

4       Llapi           28     12     8       8         44              

5       Prishtina    28     10     8       10        38    

6       Drenica      28     10     5       13       35       

7       Malisheva  28     9       7       12       34              

8       Dukagjini   28     6       12     10       30              

9       Ulpiana      28     5       9       14       24              

10     Feronikeli  28     3       3       22       12