RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës: Prishtina afrohet me kreun, Gjilani bie në shtëpi

  • 17/04/2021
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës: Prishtina afrohet me kreun, Gjilani bie në shtëpi
Java e 29-të e Superligës së Kosovës: Prishtina ka mundur 2-0 Arbërinë, Gjilani është mundur në shtëpi, 0-2 përballë Llapit

Superliga e Kosovës ka zhvilluar sot dy ndeshje në kuadër të javës së 29-të. Prishtina e ka bërë gjithçka të lehtë në përballjen me Arbërinë, që mban vendin e parafundit në klasifikim, duke fituar me rezultatin 2-0. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Gauthier Mankenda 5’ ka zhbllokuar rezultatin, ndërsa Besnik Krasniqi 11’ me penallti ka kompletuar suksesin. Me këtë sukses, skuadra nga Prishtina është afruar me kreun, në pritje të sfidave të dy skuadrave kryesuese, Drita dhe Ballkani.

Ndërkohë, në sfidën tjetër, Gjilani ka pësuar një humbje befasuese në shtëpi, 0-2 përballë Llapit. Të dy golat për skuadrën mike janë shënuar nga Edon Sadriu, në minutën e 20-të dhe 53-të. Me këtë sukses, Llapi ngjitet në kuotën e 36 pikëve, ndërsa Gjilani mbetet në kuotën e 43 pikëve.