RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës: Prishtina bind dhe merr vendin e parë

  • 10/03/2021
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës: Prishtina bind dhe merr vendin e parë
Tri ndeshjet e javës së 24-t: Prishtina-Besa 5-1, Llapi-Drenica 3-3 dhe Trepca 89-Feronikeli 0-0

Janë luajtur sot tri ndeshje të Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 24-t. Prishtina ka arritur një fitore bindëse ndaj skuadrës së vendit të fundit, Besës me rezultatin 5-1. Kjo fitore ka bërë të mundur që Prishtina të ngjitet në vendin e parë, të paktën për 24 orë, në kuotën e 50 pikëve, aq sa ka dhe Drita e vendit të dytë, që luan nesër kundër Gjilanit. Golat për Prishtinën u shënuan nga Leonit Abazi, Endrit Krasniqi, Leotrim Kryeziu, Gauthier Mankenda dhe Albin Prapashtica. Golin e vetëm për Besën e shënoi Donart Sheqerolli.

Një ndeshje emocionuese u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë,  ku Llapi barazoi 3-3 me Drenicën. Në fillim shënuan vendasit me anë të Ramadanit, por skuadra nga Skënderasi arriti të barazojë në fundin e pjesës së parë me anë të Gjonit. Ndërkohë, në pjesën e dytë, Drenica arriti të shënojë dy herë duke përmbysur gjithçka me golat e Ukës dhe Cikanit. Por vendasit e Llapit nuk u dorëzuan dhe arritën të vendosin barazpeshën me golat e Hotit dhe Januzit.

Edhe në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta”, Mitrovicë, nuk kishte fitues. Trepca 89 dhe Feronikeli barazuan 0-0.

SUPERLIGA E KOSOVES/JAVA 24

REZULTATET

PRISHTINA-BESA 5-1

Golat: Abazi 14′, Krasniqi 20’, Kryeziu 28’, Mankenda 69’, Prapashtica 83’ / Sheqerolli 48’

LLAPI – DRENICA 3-3

Golat: Ramadani 25′, Hoti 83′, Januzi 88′ / Gjoni 45+3′, Uka 56′, Cikani 75′

TREPÇA 89-FERONIKELI 0-0

RENDITJA

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Prishtina

24

15

5

4

44

15

+29

50

2

Drita

23

15

5

3

36

18

+18

50

3

Ballkani

23

15

3

5

50

28

+22

48

4

Gjilani

23

8

9

6

22

22

+0

33

5

Trepça'89

24

9

5

10

26

32

-6

32

6

Feronikeli

24

6

10

8

27

22

+5

28

7

Llapi

24

8

3

13

28

31

-3

27

8

Arbëria

23

7

5

11

22

29

-7

26

9

Drenica

24

6

7

11

19

34

-15

25

10

Besa

24

1

4

19

16

59

-43

7