RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës: Prishtina bind, Gjilani fiton derbin

  • 26/09/2021
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës: Prishtina bind, Gjilani fiton derbin
Është mbyllur java e gjashtë në Superligën e Kosovës, ku nuk kanë munguar surprizat, por edhe tensioni

Superliga e Kosovës ka mbyllur javën e gjashtë të saj, ku bie në sy fitorja e Prishtinës në transfertë. Kryeqytetasit kanë arritur fitoren e dytë në këtë sezon duke fituar 4-0 në fushën e Feronikelit. Golat për skuadrën bardhekaltër u shënuan nga Endrit Krasniqi (8’), Leutrim Kryeziu (29’), Oto John (79’) dhe Bleart Tolaj (87’).

Ndërkohë, Gjilani ka arritur të triumfojë në derbi përballë Dritës, 2-0, duke shijuar fitoren e dytë në këtë sezon. Një sfidë e luajtur në “Fadil Vokrri” ku nuk ka munguar dhe tensioni. Golat për Gjilanin i shënuan Gernard Progni (66’) dhe Shend Kelmendi (89’). Nga minuta e 72-të, Drita luajti me një lojtar më pak, pasi Balde u ndëshkuame karton të kuq.

Malisheva ka arritur të marrë një barazim 0-0 në shtëpi përballë Ballkanit. Ndërkohë, edhe në dy ndeshjet e tjera të kësaj jave nuk kishte fitues: Ulpiana-Dukagjini 0-0 dhe Llapi-Drenica 1-1.