RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës: Prishtina, kampione pas tetë vitesh

  • 16/05/2021
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës: Prishtina, kampione pas tetë vitesh
Me fitoren 2-1 në fushën e Gjilanit, Prishtina ka siguruar titullin e 11-të në histori një javë para mbylljes së sezonit

Prishtina ka arritur të sigurojë titullin kampion në Superligën e Kosovës një javë para mbylljes së sezonit 2020/2021. Në këtë javë të 35-të, skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani ka arritur të marrë një fitore 2-1 në transfertën me Gjilanin. Mici me penallti në minutën e 15-të dhe Zyba në minutën e 40-të zgjidhën gjithçka për bardhekaltrit në pjesën e parë, ndërsa për vendasit goli i vetëm u shënua nga Çyrbja në minutën e 57-të.

Kështu kryeqytetasit stolisen me titullin e 11-të në historinë e tyre, ndërkohë që do të përfaqësojnë Kosovën në raundin paraeliminator të Ligës së Kampioneve. Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishte i pranishëm edhe presidenti I FFK-së, Agim Ademi.