RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës, Prishtina ndal Ballkanin

  • 05/03/2023
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës, Prishtina ndal Ballkanin
Janë luajtur të dielën dy ndeshjet e javës së 23-të

Supersfida e javës së 23-të të Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, është mbyllur në barazim 2-2. Pas një pjese të parë pa gola, pavarësisht lojës së mirë dhe aksioneve të rrjedhshme, sfida u zhbllokua në pjesën e dytë , me Prishtinën që shënoi dy gola brenda 10 minutave me anë të Pllanës (51’) dhe Krasniqit (61’).

Por lojtarët e Ballkanit nuk u dorëzuan, teksa shpresë u dha supergoli i Gripshit në minutën e 80-të. Në fund të sfidës u akordua penallti për Ballkanin pas ndërhyrjes së VAR-it. Nga pika e bardhë u tregua I saktë Rrahmani, i cili firmosi për 2-2 që është dhe rezultati përfundimtarë I ndeshjes. Ndërkohë, ndeshja tjetër e ditës së sotme ndërmjet Trepçës ’89 dhe Malishevës u mbyll në barazim 0-0.

Tri ndeshjet e tjera të kësaj jave u zhvilluan të shtunën. Drita fitoi ndaj Llapit, me rezultat 2:0. Fitore e rëndësishme për Gjilanin, 1-0 ndaj Dukagjinit. Edhe Drenica ka arritur të gjejë fitoren, 1-0 ndaj Ferizajt.