RTSH Sport Live

Superliga e Kosovës: Progni i jep fitoren Gjilanit, Ballkani barazon me Dukagjinin

  • 20/10/2021
  • |
  • Kosova
Superliga e Kosovës: Progni i jep fitoren Gjilanit, Ballkani barazon me Dukagjinin
Janë luajtur sot dy ndeshjet e fundit të javës së 10-të në Superligën e Kosovës

Java e 10-të e Superligës së Kosovës është mbyllur sot me dy ndeshjet e fundit, ku Gjilani ka rezultuar një kockë e fortë për Drenicën, ndërsa Ballkani ka marrë një barazim pa gola në Klinë përballë Dukagjinit.

Për gjilanasit, të cilët vinin pas dy barazimeve, heroi i ndeshjes ishte Gerhard Progni, i cili me dopietën e tij e ngjiti skuadrën në kuotën e 17 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e tretë. Pas një pjesë të parë pa gola, vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 65-të me një gjuajtje nga distance të Prognit, ndërsa të dytin e shënoi në minutën e 76-të nga pika e penalltisë. Ndërkohë, golin e vetëm për Drenicën e shënoi Zabërgja në minutën e 83-të.

Ndë sfidën tjetër, Ballkani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 përballë Dukagjinit, por që i ka mjaftuar për të rrëmbyer vendin e parë në kuotën e 18 pikëve, ndjekur nga Drenica e Gjilani me nga 17 pikë secili.