RTSH Sport Live

Superliga, gati penalitetet për gjashtë skuadra të Premier League

  • 03/05/2021
  • |
  • Angli
Superliga, gati penalitetet për gjashtë skuadra të Premier League
Njoftimi i FA: "Ne kemi filluar një hetim, por nuk tolerojmë sjellje kriminale nga tifozët"

Lajmet për një penalizime të mundshme për 12 skuadrat që firmosën krijimin e Superligës, nuk kanë të mbaruar. Në frontin e gjashtë klubeve angleze, që u bashkuan me projektin(Liverpool, Chelsea, Manchester United, Manchester City, Arsenal e Tottenham), Federata Angleze e Futbollit ka lëshuar sot një deklaratë:

"Që kur mësuam për Superligën Evropiane, përparësia dhe vëmendja jonë ka qenë të parandalojmë që ajo të ndodhë, si tani ashtu edhe në të ardhmen - lexohet në shënim - gjatë gjithë kësaj periudhe kemi pasur diskutime me qeverinë, Premier League dhe UEFA-n. Në veçanti ne kemi diskutuar me legjislacionin qeveritar që do të na lejojë të parandalojmë çdo kërcënim të ngjashëm në të ardhmen në mënyrë që të mund të mbrojmë piramidën e futbollit anglez".

"Javën e kaluar ne filluam një hetim zyrtar mbi formimin e Superligës Europiane dhe përfshirjen e gjashtë klubeve angleze - vazhdon deklarata nga FA - ne u kemi shkruar të gjitha klubeve për të kërkuar zyrtarisht të gjitha informacionet dhe provat në lidhje me pjesëmarrjen e tyre. Sapo të kemi informacionin e kërkuar, ne do të vlerësojmë masat e duhura që duhen marrë”.

“Është e qartë se ajo që ndodhi ishte e papranueshme dhe mund të kishte shkaktuar dëme serioze në klube në të gjitha nivelet e futbollit anglez. Tifozët kanë luajtur një rol jetësor dhe ndikues në ndihmën për të ndaluar Superligën Europiane dhe ne i kuptojmë zhgënjimet e tyre. Sidoqoftë, ne nuk mund ta falim sjelljen e dhunshme dhe kriminale që ndodhën para ndeshjes midis Manchester United dhe Liverpool, të cilën FA tani po e heton".