RTSH Sport Live

Superliga: Real, Juve dhe Barça kërcënojnë dezertorët

  • 07/05/2021
  • |
  • Futboll Bota
Superliga: Real, Juve dhe Barça kërcënojnë dezertorët
Sipas New York Times, të tre klubet  u kanë dërguar një letër "dezertorëve" duke kërcënuar me veprime ligjore

Tensioni i brendshëm po rritet mes themeluesve të Superligës. Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë të gatshëm të kërkojnë dëmshpërblim nga klubet që kanë vendosur të tërhiqen nga projekti, për shkelje të marrëveshjes  së nënshkruar mes themeluesve. New York Times raporton se Perez, Laporta dhe Agnelli u kanë dërguar një letër kolegëve të tyre "dezertorë" duke i kërcënuar me veprim ligjor nëse ata betohen përsëri për besnikëri ndaj UEFA-s.

Në qendër të mosmarrëveshjes janë dy shkresa:  e para është ajo  që organi drejtues i futbollit europian dërgoi te klubet e Superligës duke u kërkuar atyre të "ribashkohen në radhë" dhe t'i përkushtohen konstruktivisht një reforme të futbollit europian.  E dyta është ajo që klubet po mbajnë, pra pikërisht ajo që  Juve, Barça dhe Real u kanë dërguar ish-shokëve të aventurës, në të cilën theksohet se deklaratat publike të braktisjes së projektit tashmë përbëjnë një   "shkelje materiale" e marrëveshjeve dhe se nënshkrimi i mundshëm i një marrëveshje me UEFA mund të çojë në një betejë të vërtetë ligjore.

Klima mbetet shumë e tensionuar, gjithashtu sepse Ceferin tashmë e ka bërë të ditur se klubet që "pendohen" do të marrin një trajtim shumë të ndryshëm nga ato që do të vazhdojnë në rrugën e tyre. Këta të fundit në fakt mund të rrezikojnë deri në dy vjet skualifikim nga garat europiane, edhe nëse FIFA, sipas zërit të Presidentit Infantino, ka thënë se është kundër dënimeve tepër të ashpra.