RTSH Sport Live

Surprizon Vllaznia: ikën Plori, vjen Josa

  • 15/05/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Surprizon Vllaznia: ikën Plori, vjen Josa
Kuqeblutë kanë bërë lëvizjen më të fundit në pankinë: është larguar Elvis Plori, në vend të tij Mirel Josa

Vllaznia ka njoftuar lëvizjen më të fundit: është larguar Elvis Plori dhe në vendin e tij është emëruar Mirel Josa. Kuqeblutë kanë bërë të ditur se është vendosur me mirëkuptim largimi i Plorit nga pozicioni i trajnerit të parë, ndërkohë që do të ketë një tjetër pozicion teknik në klub.

Menjëherë është zyrtarizuar trajneri i ri, një trajner me shumë eksperiencë si Mirel Josa. Një njohës shumë i mirë i Superiores, që tashmë do të ketë mundësinë të drejtojë kuqeblutë në këtë fundsezoni për të hedhur themelet për sezonin e ri.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t'i ofrojë te gjithe besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu. I urojmë fat dhe suksese në permbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë. Mirë se erdhe MJESHTËR!

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të pare Elvis Plorin. Falenderojmë trainerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë ketyre 2 viteve për ringritjen e klubit tone dhe i urojmë shumë suksese ne sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë.