RTSH Sport Live

Sydney McLaughlin thyen rekordin në  400 metra me pengesa

  • 23/07/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Sydney McLaughlin thyen rekordin në  400 metra me pengesa
22 vjeçarja amerikane bëri një garë të shkëlqyer, pa asnjë gabim nga fillimi deri në fund

Sydney McLaughlin ka thyer rekordin botëror në 400 metra me pengesa me kohën e jashtëzakonshme 50”68, më shumë se gjysmë sekonde më e shpejtë se koha e mëparshme. 22-vjeçarja amerikane ka mbetur e shtangur teksa pasi ka kaluar vijën e finishit ka parë tifozët të brohorasin. Gara e saj ka qenë një kryevepër. Nuk bën asnjë gabim nga pengesa e parë deri e fundit me një ritëm të jashtëzakonshëm. Dhe 100.000 dollarët e fituar janë mëse të merituar. Ajo është fituese e medaljes së artë olimpike vitin e kaluar në Tokio, edhe atëherë me një rekord botëror. Por ajo që çuditi të gjithë menjëherë pas garës, ishte deklarata e saj kur u shpreh se në të ardhmen mund të ndryshojë disiplinë gare.

“Po mendojmë të ndryshojmë disiplinë gare. Nuk e di se kur do të ndodhë kjo. Do ta vendosim në fund të sezonit. Do të ndryshojmë disiplinë apo do të qëndrojmë në 400 metra me pengesa. Gjithsesi e kam lënë në duart e trajnerit tim vendimin” – tha McLaughlin. Amerikani Michael Norman është fitues i medaljes së artë në garën e 400 metrave. Ai arriti kohën 44”29. Tre herë medalisti olimpik James fitoi medaljen e argjendtë me 44”68 sekonda, ndërsa britaniku Mattheë Hudson-Smith mori medaljen e bronztë me 44”66.

Dy herë kampionia olimpike Miller-Uibo nga Bahamas më në fund fitoi medaljen e artë botërore në 400 metra në botërorin e Eugene duke nënshkruar kohën 49”11 sekonda. Ajo nuk mori pjesë në botërorin e Dohas në 2019 dhe në Lojërat e Tokios pas tre testeve të humbura të dopingut.