RTSH Sport Live

Tallja e Modric me Salah pas finales: Provo përsëri

  • 17/06/2022
  • |
  • Futboll Bota
Tallja e Modric me Salah pas finales: Provo përsëri
Sulmuesi i Realit, Rodrygo, gjatë një interviste ka zbuluar se çfarë ka ndodhur në fund të ndeshjes së Parisit me Liverpool

Lojtarëve të Realit të Madridit nuk u kishte pëlqyer shumë ajo që tha Salah në prag të gjysmëfinales së kthimit me Manchester City: “Të jem i sinqertë, dua të luaj kundër spanjollëve në finale”. Fjalët e konsideruara fyese ndaj historisë legjendare të 'blancos'. Sulmuesi i Liverpool shpresonte të hakmerrej për aktin final të Ligës së Kampionëve 2018. Reali nuk e mori dhe aq mirë.

Për të zbuluar atë që ndodhi, gjatë një interviste me kanalin Youtube Podpah, ishte Rodrygo. Sulmuesi i Realit shpjegoi se fjalët e Salah i shërbyen skuadrës së Ancelottit për të karikuar skuadrën në finale: "Kur dikush të provokon, ndonjëherë dëshiron të fitosh vetëm që të mund të tallesh me ata njerëz. Në stërvitje i thonim njëri-tjetrit: 'hajde Salah, hajde Salah'. Në kokën tonë ne ishim të bindur se duhej të fitonim që të mund të tallnim Salah”.

Dhe kështu, në bilbilin e fundit të ndeshjes së fituar nga Reali, lojtarëve të Ancelottit iu desh që të hiqnin disa guralecë nga këpucët e tyre. Më aktivi, siç deklaroi Rodrygo, ishte Modric: "Pasi mbaroi finalja, kaluam pranë lojtarëve të Liverpool në tunel. Salah ishte pak i trishtuar dhe Modric i tha 'provo përsëri'".