RTSH Sport Live

Tare: Milinkoviç mund të largohet

  • 23/05/2023
  • |
  • Itali
Tare: Milinkoviç mund të largohet
Futbollisti serb kërkohet nga klubet angleze dhe italiane

E ardhmja e Sergej Milinkoviç-Savic mund të jetë larg Lazios. Në çdo periudhe tregu transferimesh mesfushori serb kerkohet nga rregullisht nga skuadra te medha të Italisë dhe Europës, por fjalët e fundit të drejtorit sportiv Igli Tare sugjerojnë se këtë verë aventura e tij në kryeqytet mund të marrë fund: “Mendoj se për të gjithë do të jete mire. Ne do të ulemi në tryezë për ta sqaruar këtë gjë – ka thene Igli Tare për mediat italiane. - Ai ka një lidhje shumë të fortë me Lazion, ka vlerësim dhe dashuri për klubin dhe trajnerin, porn ese do te vije nje oferte e vlefshme atehere ai mund te shitet ne një tjetër klub në fund të sezonit”.

Kontrata e Milinkoviçit skadon më 30 qershor 2024 dhe pavarësisht disa përpjekjeve të ndrojtura nga klubi bardhekalter, negociatat për zgjatjen e kontrates nuk u bene kurrë. Alternativat, pra, janë këto, ose te qendroje te Lazio deri ne perfundim te kontrates dhe te largohet me pas falas pas nje viti ose klubi duhet te dëgjoje tashme ofertat dhe te vendose. Ofertat që mund të vijnë nga Premier League e pasur mund te jene joshese per klubin Italian.

Manchester United, Arsenal dhe Neëcastle,  garantojnë shuma të mëdha si për lojtarin ashtu edhe për Lazion. Por skadimi i kontratës po ul në mënyrë të pashmangshme vlerën e çmimit të tij dhe se 40 milionët që Lotito kërkonte deri vonë mund të shkojne deri në 25-30, një shifër që do t'i hapte dyert edhe disave të mëdhenj në kampionatin Italian.

Milani eshte gati te shpenzoje 25-30 miliione euro per mesfushorin serb, gjithnje nese objektivi I pjesemarrjes ne Ligen e Kampioneve do te arrihet. Stefano Pioli e sheh Milinkovicin me mirë në rolin e mesfushorit sulmues në modulin 4-2-3-1, duke zënë keshtu vendin e Kessié.