RTSH Sport Live

Të gjithë duan të shohin Rosin

  • 04/11/2021
  • |
  • Moto GP
Të gjithë duan të shohin Rosin
Piloti italian: “Dua të jap më të mirën në garat e fundit”

Po afrohet dita e eventit special, në të cilin Valentino Rossi do të jetë i ftuar për të “edhe jë xhiro”, atë të nderit, në prani të publikut në Eicma. Një rast i veçantë për të nderuar edhe një herë pilotin italian dhe për të gjitha emocionet që ka ditur t’i japë publikut në këto 16 vite sfidash me Yamahan. "Edhe një xhiro” do të organizohet në 25 nëntor në ambjentin e hapur Arena MotoLive të Eicma. Valentino Rossi po shkon në Portimao pa e menduar shumë se ajo do të jetë gara e parafundit e tij në MotoGP.

Pezarezi i Yamahas shpreson ta mbyllë denjësisht këtë Çmim të Madh. "Objektivi në këtë fundjavë është të bëj një garë të mirë dhe të jem midis të parëve. Shpresoj të jem konkurrues dhe të arrijmë një rezultat të mirë ashtu si herën e fundit në Misano", - ka thënë Rossi. "Portimao është një pistë e vështirë dhe ka karakteristika shumë të veçanta, që cirkuitetet e tjera nuk i kanë – ka shtuar më tej, piloti italian i Yamahas.

Përveç Valentino Rossit, lajm për garën e Portimaos është edhe mungesa e Marc Marquez. Pas dy fitoreve radhazi, pikërisht kur dukej se ishte rikthyer në 100%, Marc Marquez është i detyruar të ndalet sërish. Piloti i Hondës është rrëzuar gjatë stërvitjes në pistë, ndërsa përgatitej për garën në Portimao.

Ai ka pësuar një tronditje të lehtë në kokë dhe pas kontrollit mjekësor, është vendosur që si masë paraprake të mos marrë pjesë në garën e kësaj fundjave.